Taravari: U kandidova për Gostivarin pasi Gostivari ka nevojë për ndihmë urgjente

Ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Taravari, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar opinionin për kandidimin e tij për kryetar komune në Gostivar, ku mes tjerash thotë se pavarësisht mbështetjes së qytetarëve ndaj tij si ministër, Taravari thekson se Gostivari ka nevojë për ndihmë urgjente, dhe se ai personalisht do të kontribuojë maksimalisht për të ndryshuar këtë qytet.

Taravari në statusin e tij thotë se Gostivari ka dinjitet, në çdo shtëpi dhe në çdo cep të rrugës, por siç thotë Taravari, historia e shëmtuar politike e ka katandisur atë dhe e ka shndërruar në fotografi bardh e zi.

“Unë kam zgjedh qytetin tim, si shenjë përulje ndaj prindërve të mi të shtrenjtë, të cilët më lindën dhe më rritën pikërisht në Gostivar. Unë u emërova ministër i Shëndetësisë, vetëm tash që bëra publik vendimin për të kandiduar për kryetar komune i Gostivarit, kuptova që sado që ishin shumë skeptikë, kisha shumë dashuri dhe mirënjohje nga ju, për të cilën ju falënderoj por duhet të falënderoj dhe gjithë ekipin tim, sepse pas punës të mirë nuk jam vetëm unë, por i gjithë ekipi ynë për të cilin jam krenar. Ky është një ekip që ka njerëz të kualifikuar të cilët tashmë kanë një sistem që funksionon, sistem që jam i sigurt se do të vazhdojë të frymojë mirë.
Ministrisë do i iki një njeri por mentaliteti i punës, i cili tashmë varet nga ekipi, mbetet”, ka shkruar Taravari.

Ai më tej shton se Gostivari ka nevojë për ndihmë urgjent.

“Unë jam biri i tij dhe e quaj të padiskutueshme që do jem aty për të dhënë kontributin tim për këtë qytet i cili duhet dhe do të ndryshojë. Gostivari ka dinjitet, ka në çdo shtëpi, në çdo rrugë e cep të tij, por hija e rëndë e pazareve të historisë të shëmtuar politike e kanë katandisur në një fotografi bardh e zi. Shpresat ia hedhin përditë në kosha mbeturinash të rinjve të Gostivarit, të cilët duan vetëm të ikin. Mbyllen dyer të mëdha, dyer që dikur kanë qenë krenari e qytetit, e ato që kanë mbetur hapur kërcasin nga dhimbja e fëmijëve që kanë larg, nga mungesa e punës, nga mungesa e të ardhmes… Unë nuk mendoj se do të bëj ndonjë magji e papritur gjithçka do të rregullohet në Gostivar, jo! Por unë mendoj që ka ardhur koha të marrin fatin e shtëpisë tonë në dorën tonë. Duke u mbledh gjithë bashkë, duke punuar ndershëm e me vetmohim do mund që në radhë të parë të kthejmë shpresën e pastaj gjithë të tjerat që jam absolutisht i bindur se mundemi„, ka shtuar ai në statusin në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button