Hahn: BE, zgjedhje e padiskutueshme e shqiptarëve

Vetëm pak orë përpara nisjes nga puna të Parlamentit te ri, Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u është drejtuar me një videomesazh shqiptarëve, gjatë përfundimit të Shkollës Verore Europiane të Këshillit Kombëtar të Integrimit, transmeton Top Channel. 

“Zgjedhja për t’u bërë pjesë e BE-së është një prej atyre zgjedhjeve për të cilat ju shqiptarët për dekada nuk keni pasur asnjë dyshim. Gjithsesi, përkthimi i aspiratave politike në veprime konkrete për të rritur cilësinë e jetës, paqe, dinjitet dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe sfiduese. Ai vjen nëpërmjet punës së vështirë, reformave të vazhdueshme dhe siç dihet, nëpërmjet dialogut intensiv me të gjithë pjesëtarët e shoqërisë. Pas një viti intensiv me reforma dhe zgjedhje, në ditët në vijim ju do të keni një Parlament të ri dhe një qeveri të re. Ne e presim me padurim këtë zhvillim të ri dhe mundësitë që shtrihen përpara nesh”, thotë Komisioneri.

E pranishme në aktivitetin përmbyllës të punimeve të kësaj shkolle verore, Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ripërsëriti mbështetjen e BE për nisma të tilla, pasi sipas saj, procesi i integrimit përfshin të gjithë shoqërinë.

Ndërkaq, Majlinda Bregu i mbylli me një batutë punimet e kësaj shkolle, por dhe aktivitetin e saj politik. “Nga nesër jam e papunë…”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button