Ilir Meta takoi Ali Ahmetin në takimin e parë të tij si president

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Presidenti i Shqipërisë Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.

Meta theksoi rendësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button