fbpx

Tërmeti “më i fuqishëm në 100 vjet” goditi Meksikën, ja momenti i goditjes! (VIDEO)

Së paku 15 veta kanë humbur jetën nga një tërmet që ka goditur Meksikën. Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti me fuqi prej 8.1 shkallësh të Richterit ka dridhur brigjet e Oqeanit Paqësor, rreth 150 kilometra në jugperëndim të qytetit Tres Pikos të Meksikës.

“Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në vendin tonë, në së paku 100 vjetët e fundit”, tha presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto. Për Meksikën është lëshuar paralajmërim për cunami, me mundësinë e valëve deri në tri metra.

Dëme të rënda janë raportuar në rajonet e saj Oaksaka dhe Çiapas. Tërmeti, i cili sipas kohës lokale ka goditur mbrëmjen e së enjtes, është ndjerë edhe në kryeqytetin Meksiko Siti, ku njerëzit kanë dalë në rrugë. Presidenti Pena Nieto tha se rreth 50 milionë meksikanë mund t’i kenë ndjerë dridhjet dhe se numri i viktimave mund të rritet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close