Rikthimi i Michelle Pfeiffer, ylli i viteve ’90 ua rrëmben skenën të gjithave

4 vjet eklips. 4 vjet larg nga prozhektorët. Pastaj Michelle Pfeiffer vjen në qilimin e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias dhe nuk ka më vend për askënd. Pasi ka lënë në hije kolegen Jennifer Lawrence, aq e ngurtë në veshjen e saj të mbrëmjes saqë duket si një kukull me dyllë, 59-vjeçarja Michelle tregon një bukuri që shfaq shenjat e kohës, por ruan bukurinë e filmave të parë, shkruan Bota.al.

Dhe në Venecia pozoi për fotografët me qetësi, me një klas që është shumë vite larg nga përpjekjet e shumë kolegeve, për të tërhequr vëmendjen e tyre. Asaj i ka mjaftuar një fustan i zi dhe ngjyrë ari nga Micheal Kors Collection për të tërhequr të gjithë mbrapa në kohë (fotografë, gazetarë, fansa). Nga ana tjetër Michelle, që në vitet ’80 ishte Mbretëresha e Hollivudit, nuk kishte nevojë të provonte asgjë. Nëse ka dalë rrallë në ekranin e madh që nga viti 2007, për t’u zhdukur plotësisht pas filmit “Gjërat tona – Malavita” nga Luc Besson xhiruarn në vitin 2013, kjo ka qenë zgjedhje e saj.

E martuar që nga viti 1993 me producentin David E. Kelley, i cili ishte pranë saj në Venecia, Michelle jeton një nga historitë e dashurisë më të gjata të Hollivudit dhe ka marrë kohë për të rritur dy fëmijët e saj. “Unë jam një person më i balancuar kur punoj, por kam qenë shumë e kujdesshme në zgjedhjen e filmave, sa kohë do të isha larg, sa do të më merrnin nga koha që doja t’u kushtoja fëmijëve”, ka thënë ajo në një intervistë. “Më pas u bëra kaq e kërkuar, saqë regjisorët nuk më telefononin më. Dhe koha fluturoi”.

Por sot, kur Claudia Rose dhe John Henry janë 24 dhe 23 vjeç, Michelle kthehet për të menduar për veten. Dhe ka menjëherë sukses: në vitin 2017 do ta shohim atë në tre filma: “Mother!”, paraqitur në Venecia nga Darren Aronofsky, “Magjistari i gënjeshtrave” dhe ribërjen e filmit “Vrasje në Orientin e Ekspresit”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button