fbpx

Manifestimi “Vjeshta strugane e muzikës” këtë fundjavë në Strugë

 “Muzika dhe individi” është tema e edicionit të sivjetmë të 42-të të “Vjeshtës strugane të muzikës” i cili do të mbahet prej sot deri më 10 shtator në Strugë.

Të ftuar janë autorë krijimet e të cilëve do të përqendrohen në veprimin e individëve të cilët kanë kryer ndikime të caktuara në aspekte të ndryshme të cilët e prekin artin muzikor, me këtë rast duke mos u kufizuar vetëm në krijimit progresive dhe pozitive, por edhe në ndikimet negative.

Siç çdo vit, në kuadër të konferencës do të shënohen jubiletë e artistëve të Maqedonisë edhe atë: 80 vjet nga lindja e kompozitorëve Bllagoj Canev dhe Sotir Golabovski dhe të shkrimtarit muzikor Jepica Todorçevska, 90 vjet nga lindja dhe 10 vjet nga vdekja e kompozitorit dhe muzikologut Dragosllav Ortakov, 70 vjet nga lindja e kompozitorit Ilija Pejovski dhe 60 vjet nga lindja e muzikologut Merko Kolovski.

Organizator i manifestimit është Lidhja e kompozitorëve të Maqedonisë – SOKOM, ndërsa selektues këtë vit janë dr.Mirjana Pavllovska-Shulajkovska dhe mr.Eleni Novakovska.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close