fbpx

Zyrtare: 85 kandidatë për 80 komuna në Maqedoni

Lista zyrtare e kandidatëve për zgjedhjet lokale duhet të finalizohet nesër, më 9 shtator ndëkohë që nga ajo që u bë e ditur deri më sot, për 80 komuna në Maqedoni zyrtarish kandidojnë 85 subjekte politike, shkruan Portalb.mk.

Prej tyre, 25 janë individë të pavarur për 23 komuna, 30 emra janë të LSDM-së, 10 të BESËS, 9 të VMRO-DPMNE-së, 5 të partisë Aleanca për Shqiptarët, 4 të BDI-së kurse nga një koalicionit Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI) dhe PDSH-së.

LEXO: Lista zyrtare e kandidatëve lokal: do të votohet për “emra partiak” e jo programe zgjedhore

Nga 85 emra të kandidatëve të shpallur për kryetar komunash në Maqedoni, më së shumti udhëheq Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, me 30 kandidatë ndërkohë që sipas të paralajmëruarës së kreut të kësaj partie, Zoran Zaev ajo pritet të kalojë numrin 60.

“Emrat që tashmë janë publikuar në media janë kanidatët që zyrtarisht gjenden në listën e të përzgjedhurve. Të tjerët ende nuk janë vendosur”, thonë nga LSDM-ja.

Lsdm kandidatet

Siç përflitet në mediat në Maqedoni, krahas Milikije Alimit dhe Shpresim Ajroskit, kjo parti si kandidat shqiptar do të shpall edhe Muhamed Zeqirin për Komunën e Çairit.

Nga VMRO-DPMNE-ja zyrtare janë 9 emra për nëntë komuna.

VMRO

Nga Aleanca për Shqiptarët zëdhënësi i shtabit zgjedhor, Naim Bajrami për Portalb.mk bëri të ditur 5 emra ndërkohë që bëri të ditur se: “Më 10 shtator në Kuvendin Qendror të partisë do të bëhen zyrtare kandidaturat në të gjitha komunat”.

ASH

Ndërkaq përflitet emri i Reshat Aliut për Komunën e Zhelinës.

Nga partia e dytë qeverisëse, Bashkimi Demokratik për Integrim zyrtare janë vetëm katër emra, ndërkohë që për Komunën e Tetovës përflitet Hazbi Lika kurse ka shpallur kandidaturën në mënyrë indirekte edhe kryetarja e aktuale e saj, Teuta Arifi. Për Komunën e Vrapçishtit qarkullon emri i Gajur Rushitit kurse në atë të Zhelinës Fatmir Izairi.

BDI kandidat

Nga Lëvizja BESA për Portalb.mk thanë se nga Kryesia Qendrore është vendosur për 10 emrat, ndërkohë që Këshilli Qendror, i cili e ka fjalën përfundimtare do të vendos të dielën për të njëjtët.

BESA

Nga Partia Demokratike Shqiptare zyrtare është kandidatura e Azem Sadikut në Studeniçan, ndërkohë që nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët për Gostivar kanë kandiduar Shpat Iseinin.

Ndërkaq si të pavarur u shpallën emrat e 25 subjekteve politike për 23 komuna.

Kandidatë të pavarur, zgjedhje lokale tetor

Përndryshe, nënshkrime u mblodhën edhe për 48 lista për këshilltarë, e më shumti, 12 ka pasur në Makedonski Brod, katër në Petrovec dhe tre në Radovish.

Ndërkohë që bashkësia lokale “Alija Avdoviç”-Hasanbeg ka organizuar të gjithë kryetarët e degëve të Gazi Babës nga partitë shqiptare të bashkohen.

Koalicionet e mundshme zgjedhore

Edhe pse qarkulluan informatat se këto zgjedhje lokale do të sjellin bashkëpunime të mëdha, deri më sot asnjë nuk është publike. Aleanca për Shqiptarët dhe BESA u përpjekën, por siç thuhet nuk kanë arritur të dakordohen për Komunën e Gostivarit dhe Tetovës. Ndërkohë që BDI dhe LSDM kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me të gjitha partitë pavarësisht se cilit bllok politik i takojnë.

LEXO: Maqedoni, koalicionet e mundshme për zgjedhjet lokale të tetorit

“Ne bisedojmë me parti edhe jashtë koalicionit. Bisedojmë në aspekt të gjetjes së pikëve të përbashkëta të programeve partiake dhe kandidatëve komunal. Ajo do të ndodh edhe me partitë shqiptare, po bisedojmë, shpresoj se do të kemi sukses edhe në atë drejtim”, tha ditë më parë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

BESA në mënyrë kategorike ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit të saj me parti maqedonase, ndërkohë që koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI) do të shkojnë si koalicion edhe në këto zgjedhje por, ndryshe nga ato parlamentaret kur kishin në krah edhe ish LR-PDSH-në tash partia Aleanca për Shqiptarët.

“Në zgjedhje lokale UNITETI dhe RDK do të marrin pjesë si koalicion nën emrin Aleanca për Shqiptarët. Kështu edhe jemi paraqitur në KSHZ. Do të kemi kandidatë të përbashkët në komuna por që për bashkëpunimet e tjera jashtë koalicionit do të shohim ditëve në vijim”, tha ditë më parë për Portalb.mk, lideri i UNITET-it, Gëzim Ostreni.

Zyrtarisht për sa lista të pavarura të këshilltarëve  dhe kandidatë për kryetarë të komunave do të votohet në zgjedhjet e caktuara për 15 tetor do të dihet pasi komisonet zgjedhore komunale do t’i konfirmojnë listat pas kontrolleve të domosdoshme. Sipas Afatit për zbatimin e Zgjedhjeve lokale 2017 të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), listat e parashtruara nga ana e kandidatëve të pavarur dhe nga partitë politike, KSHZ duhet t’i konfirmojë më së voni deri më 14 shtator.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për 15 tetor. Do të zgjidhen kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Ndërkohë që partive ju kanë ngelur vetëm edhe një ditë për të përzgjedhur kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komunash dhe për të dorëzuar listat në KSHZ më së voni deri në mesnatë të 9 shtatori. Afati për dorëzimin e emrave të kandidatëve ka filluar të rrjedh nga 21 gushti. Më 25 shtator fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore për rrethin e parë e cila do të përmbyllet dy ditë para zgjedhjeve të 15 tetorit, ndërsa më 14 tetor do të jetë heshtje parazgjedhore. Fushata për rrethin e dytë do të fillojë pas votimit të rrethit të parë dhe do të përmbyllet më 27 tetor. Votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.

LEXO: Lista zyrtare e kandidatëve për zgjedhjet lokale
LEXO: Emrat e kandidatëve për zgjedhje lokale në Maqedoni?

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close