fbpx

Rinovimi i Iscos, punë e kryer

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka deklaruar se mesfushori, Isco është pajtuar për rinovimin e kontratës së tij me gjigandin madrilen, transmeton zeri.info

Mesfushori është duke shkëlqyer në këtë fillim të edicionit të ri dhe gjithashtu ishte njeriu kryesor i përfaqësueses spanjolle në fitoren 3-0 ndaj Italisë.

Kontrata momentale e futbollistit skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por Perez thotë se marrëveshja për rinovimin e lojtarit tashmë është arritur dhe njoftimi zyrtar i klubit spanjoll pritet të vi gjatë ditëve në vijim.

“Isco erdhi këtu në një moshë shumë të re dhe është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Momentalisht ai është duke luajtur në mënyrën se si ne besonim që do të luante”, deklaroi Perez.

“Gjatë ditëve në vazhdim do të njoftojmë rinovimin e kontratës së tij, një rinovim i cili është punë e kryer”, shtoi presidenti i gjigandit spanjoll.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close