Deputetët gjerman për vizitë në bazën e NATO-s në Turqi

Deputetët gjerman do ta vizitojnë sot bazën ushtarake të NATO-s në qarkun truk Konja në momentin e marrëdhlnieve të tensionuara ndërmjet Ankarasë dhe Berlinit dhe pas deklaratës së kancelares gjermane Angela Merkel për ndërprerjen e negociatave inkuadruese të BE-së me Turqinë.

Pritet delegacioni të arrijë pasdite në bazë, ndërsa më vonë të largohet nga Turqia. Delegacioni do të kryesohet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Vizita e deputetëve gjermanë në Konja fillimisht ishte hedhur poshtë, por pas negociatave ishte gjetur formulë për vizitën nën mbrojtje të NATO-s.

Autoritetet turke nuk lejuan që deputetët gjerman ta vizitojnë bazën Inxhirlik në Adana që shkaktoi tërheqjen e ushtarëve gjermanë nga ajo bazë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button