Kush ishte në manifestimin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë (FOTO)

Ministra dhe funksionarë të tjerë nga shumica parlamentare, kryetari i Kuvendit, përfaqësues të korit diplomatik si dhe parti politike nga Maqedonia kanë qenë pjesë e festimit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Festimi ka pasur moton “Maqedonia e lirë, jeton e lirë” kurse u parapari nga aktiviteti i fëmijëve “Masha dhe përralla e saj”, studio të vallëzimit “Dancers United MK” duke sjellë një kërcim ekskluziv nga valltarët profesionist dhe me valltarë me nevoja të veçanta duke kënduar kuarteti VIVA dhe u shoqëruar nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë.

Në skenën e vendosur para Qeverisë së Maqedonisë kanë përformuar edhe Big Beng dhe Shoqata e Muzikantëve Jazz të Maqedonisë, Lubonja me musafirin e saj special Xhambo Angjushev, Beni Shaqiri dhe Non Stop me Zllatko Origjanski, Vlladi Stefanovski Trio, Shutka Roma Rap dhe Slatkaristika.

Qeveria e Maqedonisë në vazhdën e kësaj feste ka hapur dyert për qytetarët të cilët mund të shohin instalacionet artistike të vendosura në të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button