Makron: FMN duhet të tregojë vullnet të mirë në bisedimet për borxhin grek

Presidenti francez Emanuel Makron gjatë vizitës në Athinë, i bëri thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të tregojë “vullnet të mirë” në bisedimet e ardhshme për borxhin grek.

“Roli i FMN-së në fund të këtyre bisedimeve duhet të jetë qëllimmirë dhe nuk duhet të vendosen kushte shtesë”, theksoi Makron në konferencën e përbashkët me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Makron theksoi se Greqia duhet të vazhdojë me reformat.

“Ne i shohim sinjalet e para se Greqia po del nga kriza”, konstatoi presidenti francez, duke potencuar se megjithatë Athina duhet të vazhdojë t’i zbatojë reformat.

Cipras, deklaroi se Greqia le pas vete vite të vështira dhe se është në fund të krizës financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button