U anulua ndeshja Vardar – Shkupi në kuadër të Kupës së Maqedonisë

Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) mori vendim që ndeshja e parë e një të tetës së Kupës së Maqedonisë mes Shkupit dhe Vardarit të anulohet, për shkak të ndeshjes së Vardarit në fazën e grupeve nga Liga e Evropës dhe ndeshjes me Zenitin.

Dueli është dashur të mbahet më 13 shtator (e mërkurë), por për shkak të faktit që “vardarasit” vetëm një ditë më vonë e luajnë ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Evropës kundër ekipit rus Zenit, dueli me Shkupin nuk do të mbahet në terminin e parashikuar. Data për këtë ndeshje nuk është caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button