Zaev: Përgjegjësi dhe mbështetje prej të gjithëve për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë

Të vazhdojmë së bashku ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë në një shoqëri për të gjithë, përmes respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit pasi që vetëm lumturia e përbashkët është lumturi, i porositi sonte kryeministri, Zoran Zaev qytetarët në festën qendrore të organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë 8 Shtatori.

Në fjalim, kryeministri Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë përsëri ka politikanë të përgjegjshëm të cilët e dinë se çfarë u nevojitet qytetarëve, por se ka edhe qytetarë të vetëdijshëm të cilët e dinë se çfarë i nevojitet shtetit.

“Por, si kryeministër i cili e fitoi nderin prej jush për të udhëhequr, ju bëj thirrje, të hapërojmë së bashku. Atëherë jemi plotësisht të lirë, ne jemi para përgjegjësisë më të madhe që do të zgjedhim. Bëj thirrje për përgjegjësi prej secilit dhe mbështetje të fuqishme t’i vazhdojmë proceset demokratike në interes të së ardhmes euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se Maqedonia, ndërsa me atë edhe të gjithë qytetarët, janë para një momenti i cili nuk lëshohet dhe për të cilin është e nevojshme të tregohet pjekuri.

“Sytë e gjithë opinionit ndërkombëtar i kthyem nga ne me atë që në mënyrë të matur dhe me durim, nga një vend gjenerator i krizës, Republikën e Maqedonisë e shndërruam në motor të zhvillimit të rajonit. Tani kemi rrugën e hapur për progres përmes duarve të shtrira për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO prej vendeve mike të Maqedonisë. Ekzistojnë mundësi reale që Maqedonia të marrë rekomandim të pastër, ndërsa më pas edhe data për negociata me Bashkimin Evropian. Janë reale shpresat edhe se Republika e Maqedonisë mund të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s”, potencoi kryeministri Zaev.

Test kryesor, sipas tij, janë edhe zgjedhjet lokale për të cilat, siç tha, për herë të parë pas 11 vitesh Qeveria e re demokratike do të organizojë dhe zbatojë zgjedhje. “Fuqimisht jemi përcaktuar që të organizojmë dhe zbatojmë zgjedhje korrekte, demokratike dhe të rregullta, me zero tolerancë për keqpërdorime eventuale”, theksoi kryeministri Zaev.

Të rëndësishme janë, siç theksoi, edhe reformat dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinje dhe bashkëpunimi rajonal.

Festimi qendror me rastin e Ditës së Pavarësisë nën moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton” mbahet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button