Uragani Irma afrohet drejt Bahameve

Pasi që uragani Irma shkaktoi dëme të mëdha në pjesën veriore të Karaibeve, ka filluar të lëvizë drejt Ishujve Bahame.

“Për shkak të uraganit, deri nesër në mesditë do të jetë i mbyllur aeroporti ndërkombëtar në Nasau, si dhe aeroportet më të vogla të ishujve fqinje”, kumtoi sot Qeveria në Bahame.

Në uraganin Irma në Karaibe kanë humbur jetën të paktën 10 persona, ndërsa mijëra persona kanë mbetur pa shtëpitë e tyre.

Qendra nacionale për uraganë e SHBA-së, supozon se Irma nesër dhe pasnesër do të mbetet me intensitet të njëjtë prej katër ose pesë shkallë.

Pritet që uragani do të kalojë në veri të Republikës Domenikane dhe Haitit, kështu që do të arrijë deri në Bahame, ndërsa të premten gjatë natës do të kalojë pranë Kubës, pas së cilës me siguri do të lëvizë në veri të Floridës.

Guvernatori i Floridës, Rik Skot ka dërguar apel deri te qytetarët që të përgatiten për goditjen e uraganit Irma.

Në pjesën jugore të Floridës krijohet rrëmujë e madhe në qarkullim për shkak të evakuimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button