fbpx

Koncert humanitar për grumbullimin e donacioneve për pajisje shkollore

Këtë të diele më 10 shtator në Parkun e Qytetit të Shkupit, do të organizohet eveniment humanitar me qëllim grumbullimin e donacioneve për pajisje shkollore për fëmijët në nevojë. Koncerti do të mahet nga ora 13.00 deri 15.00 te Guaca, në organizim të shoqatës “Lëviz me gisht”, Lidhjes Ndërkombëtare – Shkup, Lidhjes Nacionale Rinore të Maqedonisë dhe Agjencisë për të Rinj dhe Sport, përcjell Portalb.mk. 

Në kuadër të programit dyorësh, numër i madh i personaliteteve të njohur maqedonas ndër të cilët Tamara Todevska, Viktorija Lloba, Big Mama, DJ Goce Saf, Martija Stanojkoviq, hip hop grupi Bitriks, legjenda e basketbollit Vllado Ilievski, të papërsëritshmit Lilla Stojanovska, Marko Novevski dhe edhe shumë të tjerë, së bashku me të gjithë qytetarët humanë do të lëvizin me gisht dhe do të përpiqen sado  pak të kontribuojnë për një përditshmëri më të bukur për ato që kanë nevojë të madhe për këtë.

Qëllimi i evenimentit humanitar është grumbullimi i donacioneve të pajisjes shkollore, respektivisht fletore, lapsa, stilolapsa, çanta shkollore, libra, lloj-lloj ngjyrash dhe material tjetër shkollor, i domosdoshëm për ndjekjen e papenguar të mësimit shkollor, të cilën qytetarët humanë do të mund ta dorëzojnë te furgoni i Lëviz me gisht që do të ketë funksionin e pikës grumbulluese te Guaca.

Donacionet do të dedikohen për fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale dhe familjet në rrezik social, të cilat ballafaqohen me mungesë të mjeteve financiare për furnizimin e materialeve elementare arsimore, e do t’ju distribuohen rreth 120 fëmijëve nga 6 shkolla fillore në Shkup dhe rrethinë, nxënësve në Sh.F. “Sami Frashëri” në f. Gllumovë, Sh.F. “Marko Cepenkov” në Zelenikovë, Sh.F. “Gjergj Kastriot Skenderbeu” në Haraçinë, Sh.V.F. “Zllatan Sremec” në Kisella Vodë, Sh.F.”Rajko Zhinzifov” në Draçevë, Sh.F.”Dituria” në Saraj dhe në plotësim edhe tre shkolla fillore rajonale në fshatrat Krushopek, Gërçec dhe Ljubin.

Më shumë informacione për iniciativën Lëviz me gisht janë në dispozicion në www.mrdnisoprst.mk dhe në faqen e Fejsbukut https://www.facebook.com/MrdniSoPrst/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close