SHGM mbajti takim me Mançevskin për subvencionimin e gazetave

 Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Ministria e Shoqërisë Informatike do të organizojnë debat me të gjithë përfaqësuesit e mediave të shtypura kombëtare dhe rajonale në shtet për modelet e mundshme të subvencionit të gazetave.

Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të SHGM-së dhe përfaqësuesve të mediave të shtypura me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançveski, kumtoi SHGM.

Mundësia për subvencionimin e mediave të shtypura në Maqedoni e inicon SHGM me qëllim që t’u ndihmohet gazetave të përshtaten në kushtet e reja për punë në treg, veçanërisht pas paraqitjes së internetit dhe rrjeteve sociale.

“Të shqetësuar nga mbyllja e disa gazetave, SHGM konsideron se Qeveria ka në dispozicion në sërë mundësish përmes të cilave mund t’u ndihmohet që të ristrukturohen në treg. Qeveria mund të sjellë lehtësime të ndryshme tatimore, lëshime për shërbime publike, subvencionim për letër,  printim apo ndihmë për zhvillim të rrjetit shpërndarës të gazetave. Masat e tilla po zbatohen në vende të ndryshme evropiane”, ka theksuar në takim drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski.

Përfaqësuesit e mediave të shtypura kanë propozuar forma të ndryshme të subvencioneve dhe kanë theksuar se pa ndihmë përkatëse ekzistenca e tyre është sjellë në pikëpyetje.

“Ministri Mançevski shprehu mirëkuptim për problemet me të cilat po përballen gazetat dhe është dakorduar së bashku me Shoqatën të organizojnë debat, ku do të thirren të gjithë përfaqësuesit e mediave të shtypura kombëtare dhe rajonale në Republikën e Maqedonisë që të bisedohet për modelet e mundshme të subvencionimit”, thuhet në kumtesën e SHGM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button