Si drejtohej Rajhu, roli i Kaizerit në politikën gjermane

KAIZERI

Roli i Kaizerit ishte disi i mjegullt dhe jo i mirëpërcaktuar, gjë që zakonisht lejonte Vilhelmin II që të bënte të dilte gjithmonë e tija. Vetëm Kaizeri kishte kompetencën të interpretonte Kushtetutën dhe, si shefi i ushtrisë, kish kontroll edhe mbi politikën e jashtme. Ai mund të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ashtu sikurse dhe të shpërndante dhe emëronte Rajshtagun dhe Kancelarin.

USHTRIA

Neni 63 i kushtetutës shpallte se ushtria përgjigjej para perandorit, por Neni 60 shpallte se ishin nën vartësi të Rajshtagut, duke shkaktuar në tensione mes të dyve. Ligjet për Ushtrinë, duke filluar nga viti 1892 zgjeruan forcat në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa një Lidhje e re Ushtarake filloi të prodhonte propagandë për të bindur publikun për të mirat e një ushtrie të fortë, pavarësisht nga kostot.

KANCELARI

Si kryeministër i Gjermanisë, kancelari teknikisht mund të emërohej nga parlamenti, por kjo rrallë ndodhte. Kancelari nuk kishte nevojë të komandonte shumicën e asnjërës prej dhomave të parlamentit. Bismarku, si arkitekt i kushtetutës, manipuloi boshllëkun midis parlamentit dhe monarkut për të siguruar që ai të dilte në krye, derisa Vilhelmi e detyroi të jepte dorëheqjen.

BUNDESRATI

Sistemi politik i Gjermanisë ishte kompleks, sepse ishte projektuar për të inkorporuar të 25 principatat dhe mbretëritë që formonin perandorinë, por, në të vërtetë, dominonte Prusia. Në dhomën e lartë, Bundesrat (ose Këshilli Federal), ishin 58 vota. Prusia kishte 17 dhe Bavaria kishte gjashtë, ndërsa Sachse dhe ëürttemberg kishin katër. Pjesa tjetër ishin ndarë në mes mbretërive më të vogla, secila me një mesatare prej vetëm një votë.

RAJSHTAGU

Dhoma e ulët ishte institucioni i vetëm gjerman që zgjidhej në mënyrë demokratike. Duke përdorur zonat zgjedhore unike, kishte 397 vende. Rajshtagu mund të paraqiste ligje të reja dhe të votonte për to, por ishte më i dobishmi nga dy dhomat dhe, ndryshe nga sistemi britanik, kancelari dhe ekzekutivi nuk kishin nevojë të komandonin një shumicë – vetëm votëbesimin e Kaiserit. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button