Barnier: Britania të përmbushë detyrimet financiare ndaj BE-së

Kryenegociatori i Komisionit Evropian (KE) për Brexit, Michel Barnier tha se detyra e tij është të sigurojë marrëveshjen mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Barnier ka zhvilluar një konferencë për media në lidhje me pozicionin themelor rreth Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut në negociatat e KE-së për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE).

Barnier tha se synojnë vazhdimin e hapësirës së përbashkët të udhëtimit i cili ofron qarkullimin e lirë të njerëzve mes Britanisë dhe Irlandës si dhe mos kalimin në zbatimin e kufijve mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Duke vënë në dukje se janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e Irlandës, Barnier tha se “Interesi i Irlandës është interesi i 27 anëtarëve të BE-së”.

Ndër të tjera pasi ka vënë theksin se Britania duhet të përmbushë plotësisht angazhimet financiare që ka me BE-në, Barnier ka bërë të ditur se për të siguruar përparime në bisedime duhet të arrihet dakordësim në çështjet e të drejtave qytetare për Irlandën dhe për angazhimet financiare.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se çështjet financiare janë serioze Michel Barnier tha se “Angazhimi financiar i 28 vendeve anëtarëve nuk duhet të përmbushet nga 27 vende. Kjo nuk është një situatë e drejtë. Qeveria britanike duhet të bëjë rivlerësimet për suksesin e negociatave”.

“Britania në buxhetin e vitit 2013 të BE-së ka miratuar dhe ka pranuar vendimin për rregulloren për 7 vite, dhe për këtë duhet të përmbushen përgjegjësitë financiare dhe të mbahen premtimet”, theksoi Barnier.

Më tej duke vënë theksin se negociatat ishin të frytshme por se ende nuk kanë përfunduar, Barnier potencoi se “Detyra ime është të sigurojë marrëveshjen mes Britanisë dhe BE-së. Për arritjen e procesit të miratimit duhet të bëhet një marrëveshje e re me Britaninë deri në vjeshtën e vitit 2018. Britania në mesnatën e 29 marsit të vitit 2019 do të jetë vendi i tretë për BE-në”.

Raundi i katërt i negociatave në lidhje me largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të zhvillohet më 18-22 shtator në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button