Ivanov: Ruajtja e pavarësisë është obligimi ynë

Presidenti Gjorge Ivanov sot mori pjesë në ceremoninë e ndryshimit solemn të flamurit shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Në ceremoninë, që u mbajt në pllajën në Kabinetin e presidentit, morën pjesë nxënës të SHFK “Tihomir Milloshevski”, nga Novo Sello, Shkup, nga SHFK “Aleksandar Zdravkovski” nga Jegunovcki dhe nga SHFK “Gjorgjija Pulevski” nga komuna e Arodromit.

Në prag të 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, presidenti Ivanov mbajti fjalim para të pranishmëve dhe ua uroi festën e nesërme.

“Para 26 viteve, më 8 Shtator e realizuam synimin tonë shekullor për liri dhe shtet të pavarur të Maqedonisë. 26 vjet investuam në atdheun tonë, në sigurinë e qytetarëve tanë. E kultivojmë traditën e bashkëjetesës dhe të respektimit të diversitetit. Ruajtja e pavarësisë është obligimi ynë, pa marrë parasysh çfarë sjell koha. Arritëm të kalojmë shumë sfida, dhe do të ketë shumë sfida. Por, edhe ato vetëm të bashkuar do t’i tejkalojmë”, porositi presidenti Ivanov.

иванов промена знаме

Shefi i shtetit të Maqedonisë theksoi se duhet së bashku të sjellim dituri të reja, teknologji të reja dhe investime të reja në Maqedoni, të hapim tregje të reja për prodhimet e Maqedonisë, për më shumë vende pune dhe jetë më cilësore në shtet. Sipas tij, atë mund ta realizojmë vetëm me unitet dhe qasje të përgjegjshme nga të gjithë, në të cilën më zëshëm na përkujton dita e nesërme e madhe.

Ndryshimi i flamurit shtetëror i Republikës së Maqedonisë para Kabinetit të presidentit në mënyrë tradicionale e kreu njësiti i Gardës së Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button