Moldavia pjesë e manovrave ushtarake përkundër kundërshtimit të presidentit të vendit

Ushtria e Moldavisë do të marrë pjesë në provat multinacionale më 8 dhe 23 shtator në Ukrainë, përkundër kërkesës së presidentit pro-rus, Igor Dodon që Moldavia të mos marrë pjesë në këto stërvitje.

Ministria e Mbrojtjes së Moldavisë ka thënë se ushtria do të marrë pjesë në manovrat që do të mbahen në Rapid Trident, ku do të marrin pjesë 1.800 trupa nga 14 shtete të ndryshme, shumica anëtare në NATO.

Dodon ka paralajmëruar në rrejtin social Facebook se ai e ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për të dërguar trupat ushtarake në prova, duke thënë se “përfshirja e Moldavisë në manovra ushtarake jashtë kufijve kombëtarë” është e papranueshme.

Qeveria e Moldavisë ka refuzuar vendimin e presidentit, Igor Dodon.

Manovrat ushtarake në Rapid Trident, në veri të Ukrainës, në afërsi me kufirin polak, kanë për qëllim të përmirësojnë ndërveprimin në mes të forcave anëtare të NATO-s dhe partnerëve të tyre të Programit të Paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button