Blendi Fevziu tregon çfarë e detyroi të ndryshonte emrin e programit

Ju me siguri nuk i mbani mend të gjithë emrat që ka pasur programi ‘Opinion’. Ndoshta ngaqë emisioni i parë përmendet shpesh, nuk duhet t’ju jetë fshirë nga kujtesa, nëse në atë kohë ishit në një moshë që kishit kujtesë, titulli “E diela debat” i programit që u shfaq më 31 gusht, 20 vjet më parë në TVSH, shkruan Class.

“Më pas filluan ndeshjet e kampionatit italian të dielave dhe E diela debat jepej të hënën, më pas të martën. Duhej hequr E diela”, ka treguar sot në maratonën e Opinion, Blendi Fevziu. Vendosën ta linin vetëm ‘Debat’, por në program vinin Fatos Nano, Sali Berisha, kishte intervista vetëm, por nuk ishte më debat, kështu që emri në vitet 2001-2002 u ndryshua për të ardhur te Opinion që njohim sot.

Një tjetër ndryshim në 2006. Atëherë u përdor dhe emri ‘Opinion Plus’ dhe që nga viti 2008, programi jepet katër herë në javë me titullin ‘Opinion’, ndërsa edhe skenografia ka ndryshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button