Sugareski: Nuk do të ndërtohen kampe për refugjatë dhe emigrantë

Kurrfarë kampesh as banesa për emigrantë dhe refugjatë nuk do të ndërtohen në Maqedoni, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Sipas tij, gjoja ndërtimi i banesave dhe kampeve për refugjatët është manipulim i VMRO-DPMNE-së opozitare në vigjilje të zgjedhjeve lokale.

“Gjithçka është ide e VMRO-DPMNE-së opozitare që të bëhet manipulim me qytetarët, njëherit me trupin votues për zgjedhjet lokale dhe për këtë përmenden disa kampe dhe banesa. Nuk bëhet fjalë fare që të ndërtohen as kampe, as banesa”, tha Sugareski, i cili ishte pjesë e delegacionit qeveritar për kremtim të veprës së Bllazhe Koneskit në vendlindjen e tij Nebregovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button