Kadri Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit së Kosovës

Kadri Veseli është rizgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës me  62 vota pro dhe 52 kundër, raporton “Klan Kosova”.

Zgjedhja e tij në këtë post u bë pas gjashtë seancave të ndërprera, dhe pasi që partitë e koalicionit PAN-AKR dhe ato nga komunitetet pakicë u pajtuan mbrëmë që të thirret seanca e sotme me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas konstituimit të Kuvendit, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, koalicioni PAN duhet të nominojë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re e që kandidat është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas procedurave, Haradinaj duhet të marrë bekimin e presidentit të Kosovës  Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button