Xhaferi-Nakane: është formuar grupi parlamentar për bashkëpunim me Japoninë

Gjatë takimit të sotëm me ministrin shtetëror për Punë të Jashtme të Japonisë, Kazujuki Nakane, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi shprehu falënderimet dhe kënaqësinë e tij nga vizita e delegacionit të lartë japonez me rastin e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë dhe shprehu shpresë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet dy shteteve, njoftojne nga kabineti i tij.

Xhaferi theksoi se hapja e Ambasadës japoneze në Republikën e Maqedonisë do të jetë nxitje për bashkëpunim të mëtutjeshëm më të fuqishëm ndërsa distanca gjeografike nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme të dy vendeve.

Ai e informoi ministrin japonez se është formuar grupi parlamentar për bashkëpunim me Japoninë me ç’rast u potencua se theksi kryesor i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duhet të jetë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Ministri japonez për Punë të Jashtme nënvizoi se Japonia dhe Maqedonia kanë potencial të madh për bashkëpunim në shumë fusha. Ai shprehu përkrahje për qeverinë e re maqedonase si hap i parë i cili çon kah stabilizimi, si edhe përkrahje për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Ministri japonez, duke e theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy palëve, e informoi kryetarin Xhaferi për ndihmën e Qeverisë japoneze në fushën e medicinës, a gjithashtu paralajmëroi edhe ndihmë në shumë projekte në fushën e menaxhimit të fatkeqësive dhe katastrofave, siç janë vërshimet, zjarret dhe ngjashëm.

Gjithashtu, ministri shprehu kënaqësi të veçantë nga avancimi në fushën arsimore dhe rritja e interesit për mësimin e gjuhës japoneze në Republikën e Maqedonisë.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e shprehën gatishmërinë e vet për të punuar në avancimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button