Janakieski: Kallëzimi penal është grackë politike kundër meje

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski në lidhje me kallëzimin penal që u ngrit kundër tij ka shprehur se është grackë politike që ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen e publikut pasi që nuk u realizua asnjë projekt nga Qeveria e Maqedonisë gjatë 100-ditëshit për Komunën e Prilepit, njofton Portalb.mk.

“Shitja e dy ndërtesave si dhe ndërtesave tjera është bërë në pajtim me ligjet ekzistuese. Kjo e drejtë e ministrit për Transport dhe Lidhje për shitje të ndërtesave dhe hapësirave publike është e paraparë me ligjin për shitje të ndërtesave publike, kurse vendimi për to është marrë në bazë të nenit 2 të po të njëjti ligj dhe i cili është shpallur në Gazetën Zyrtare. Kjo është bërë më 24.10.2016”,thuhet në njoftimin me shkrim të Janakieskit.

Bashkë me deklaratën e tij ka dërguar edhe fotografinë e shpalljes së vendimit në Gazetën Zyrtare.

Përndryshe, kallëzimi penal kundër Mile Janakieskit dhe tre personave të tjerë është dhënë nga SPB Prilep ku Janakieski dyshohet se gjatë periudhës kohore 2007-2010, me shitjen e ndërtesave publike, ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 2.595.976 denarë, rreth 42 mijë euro.

Përndryshe, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski është i dyshuar edhe në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button