Virusi Zika mund të jetë ilaç për tumorin në tru

Glioma, tumor agresiv dhe rëndë që shërohet në tru, do të mund në të ardhmen të mjekohet me shumë “terapi” befasuese, dhe ai është virusi Zika!

Në SHBA 12.000 njerëz në vit sëmuren nga glioma, ndërsa terapia momentale nënkupton operacion, rrezatim dhe hemoterapi.

Megjithatë, hulumtuesit pohojnë se ky lloj i tumorit mund të mjekohet me virusin Zika, sepse ekzistojnë mekanizma të ngjashme me ndihmën e të cilëve numri i qelizave të tumorit dhe qelizave të shëndosha në tru rritet dhe ndahet.

Pasi virusi Zika i sulmon qelizat amë të fetusit, hulumtuesit besojnë se ai, gjithashtu, mund t’i sulmojë edhe qelizat tumorale, theksohet në Journal of Experimental Medicine.

Numri i madh i qelizave amë pjesërisht sqaron pse virusi Zika mund të jetë i dëmshëm për trurin e fetusit, përderisa të rriturit të cilët nuk i kanë këto qeliza zakonisht përjetojnë simptoma të lehta, siç janë ethe dhe dhimbje në kyçe kur janë të ekspozuar në virusin e njëjtë.

Për ta testuar të njëjtën teori, hulumtuesit nga Universiteti në Uashington dhe Universiteti në Kaliforni kanë injektuar virus Zika ose ujë të thjeshtë me kripë në tumorin në tru të një miu. Pas dy javësh te minjtë të cilët kanë marrë injektim me virusin është regjistruar zvogëlim i tumorit. madje edhe versioni i mutuar i virusit Zika ka arritur ta zvogëlojë tumorin në tru te minjtë e sëmurë.

Hulumtuesit shpresojnë se së shpejti do të fillojnë testimet edhe ndaj njerëzve, të cilët do të zgjasin në 18 muajt e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button