Panucci sulmon Cikalleshin me ton të lartë: Mos më bëj mua budalla!

I ashpër dhe me ton të lartë Christian Panucci edhe një herë ka folur për disiplinën e vendosur tek Kombëtarja shqiptare.

Gjatë një deklarate për mediat tekniku italian foli sërish për përjashtimin e Cikalleshit nga ekipi pasi sipas tij ai nuk ka respekt për Kombëtaren dhe për ngjyrat kuqezi, shkruan SYRI.net.

Panucci nënvizoi se nëse të gjithë do të bënin sipas qefit atëherë Kombëtarja do të shkonte në nivelin zero.

 “Basha luajti të hënën në darkë, kishte kampionat. Duhet respekti, ekziston email-i për kontratat, janë dhe menaxherët që ta sjellin kontratën. Avioni është në 8 të mëngjesit, më telefonon në 9 dhe kjo është mungesë respekti. Nuk dua të dal për budalla, se lojtarët janë mirë. Nëse të gjithë do të bëjnë sipas qejfit, njëri me vonesë tjetri ikën atëherë më beso Kombëtarja merr fund dhe do të jemi në pikën zero. Nëse avioni është në 8 dhe në 9 duhet të firmosë kontratën, ai duhet të vijë, menaxheri të vijë në Tiranë për të firmosur, sepse kombëtarja është kombëtarja. Avioni nuk është justifikim, nëse nuk e di se lojtari mund të firmosë me email, apo vjen menaxheri këtu”, tha fillimisht ai.

Pse Abrashi dhe Kukeli nuk mund të vinin në orën 1?

“Ata vinin në orën 3, nuk është se mund të fluturojnë, nëse është për të ardhur në 1, në 1 duhet të jenë këtu, do ngrihen edhe në 5 të mëngjesit. Nëse më telefonon dhe më thua: ‘Mister kam djalin të sëmurë dhe kam problem, dua të shkoj në spital, mund të vijë edhe të mërkurën, se fëmijët e familja janë para të gjithave, por nëse kontratat janë nëpërmjet email-it, menaxheri merr përqindje, të vijë në Tiranë se është kombëtarja, jo tregu, duhet të vish. Për Cikalleshin si për të gjithë, nuk dua të bëj polemika”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button