Në Strumicë nesër fillon Festivali i teatrit të dhomës “Risto Shishkov”

ë Strumicë nesër me ekspozitën “FKT nëpër objektivin e Sreçko Gungev” dhe me shfaqjen në Teatrin kombëtar të Kosovës “Eshtrat që vonojnë kthehen” nga Teki Dervish dhe në regji të Martin Koçovskit fillon edicioni i 25-të i Festivalit ndërkombëtar të teatrit të dhomës “Risto Shishkov”.

Në ditët e festivalit, publiku do të mund të shohë dhjetëra shfaqje teatrale aktorët e të cilëve do të garojnë për çmimin e vetëm që e mban emrin e doajenit të tetarit të Maqedonisë Risto Shishkov.

Në skenën e Qendrës për kulturë “Anton Panov” do të marrin pjesë aktorë nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në natën e parë të festivalit do të marrin pjesë edhe studentët nga klasa e profesorit Meto Jovanovski dhe asistenti docent Magdalena Rizova-Çernik, asistentja më e re Aleksandra Ognenovska e fakultetit ESRA me shfaqjen “Jeta është rreth magjik dhe nga kjo nuk mund të ikësh” në regji të Meto Jovanovskit.

Në garë për çmimet e festivalit  nga Teatri Kombëtar i Kosovës, shfaqja “Eshtrat që vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit dhe regji të Martin Koçovskit, e cila ironizon me luftën për identitet, nacionalizmin dhe fenë

Festivalin do ta mbyllin studentët e Fakultetit nga Universiteti “Neofit Rilski” nga Blagoevgrad, Bullgari.

Në kuadër të edicionit të 25-të të FKT “Risto Shishkov” çdo ditë do të mbahen bisedime teatrale, ndërsa do të promovohet edhe libri “Aktori… është aktor…është aktor” i laureatit të vjetshëm Zojak Sokolloviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button