Osmani – Hantke: Ligji i gjuhëve përmirëson raportet ndëretnike në Maqedoni

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot pati një takim me Drejtorin e Fondacionit Fredrih Ebert Shtiftung në Maqedoni, Frank Hantke.

Takimi Osmani – Hantke pason vizitën e zëvendëskryeministrit në Berlin me ftesë të Ministrit Gjerman të shtetit Mihael Rot, me ç’rast bisedoi edhe me Aleksandër Kalvajt, udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar në fondacionin Fredrih Ebert, njoftojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit Osmani.

Osmani në takim informoi Drejtorin Hantke për realizimin e Planit 3-6-9, lidhur me reformat e zbatuara për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit, Osmani iu referua edhe progresit të arritur në marrëdhëniet ndërfqinjësore të vendit që janë të dukshme: u nënshkrua Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ndërsa vizita e Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Koxias, gjithashtu paraqet sinjal për zhvillim pozitiv të marrëdhënieve fqinjësore me Greqinë, por edhe përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend me miratimin e propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, thuhet në njoftimin e SÇE-së.

Zëvendëskryeministri Osmani në takim kërkoi nga Hantke mbështetjen e Fondacionit në zbatimin e reformave të Qeverisë së re, që janë prioritare për këtë periudhë, në veçanti mbështetje për procesin e transformimit të fushave në përfshirjen e shoqërisë civil në më shumë nivele dhe mbështetjen e aktivizimit qytetar, promovimin e dialogut shoqëror, integrimin evropian të vendit dhe bashkëpunimin rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen e dialogut mes aktorëve politikë për arritjen e konsensusit për çështjet që janë të rëndësisë së veçantë për Maqedoninë.

Osmani theksoi se është i kënaqur me funksionimin e deritanishëm të Fondacionit Fredrih Ebert, që në Maqedoni vepron nga viti 1996 dhe është partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm për bashkëpunim, informon SÇE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button