Gabriel: Qeveria e re pati fillim impresiv, opozita të mos bllokojë

Qeveria e re e Maqedonisë pati fillim impresiv dhe fokusohet në bashkëpunim me fqinjët përmes projekteve ambicioze reformuese dhe hapa pozitive, theksoi kështu ministri gjerman i Punëve të Jashtme në takimin me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dje në Berlin.

Gabliel, siç kumtoi sot MPJ-ja gjermane, ia ka transmetuar Dimitrov, urimet për 100 ditët e para të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

“Tani është kyçe që reformat e paralajmëruara të zbatohen, ndërsa procesi reformues në Maqedoni sërish të marrë vrull. Vetëm në këtë mënyrë  Maqedonia mund të përparojë në rrugën e afrimit euroatlantik. Gjithashtu, dëshiroj të apeloj deri te opozita aktuale të mos e bllokojë fillimin e mirë të qeverisë së re dhe të mos refuzojë bashkëpunim konstruktiv me qeverinë. Pasi, e  gjithë kjo do të jetë për të mirën jo vetëm për perspektivën e BE-së, por edhe për qytetarët e vendit, të cilët shpresojnë në përparim dhe përmirësim të situatës së tyre të jetesës”, porositi Gabriel.

Ai e theksoi mbështetjen e Gjermanisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë, si dhe të shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor, e cila nuk është vetëm politike, por edhe praktike, me këshilla dhe vepra, duke e theksuar si shembull procesin e Berlinit.

“Së bashku me partnerët tanë në BE, punojmë në intensifikimin e mbështetjes tonë. Në të njëjtën kohë, ndërkaq, nuk do të ketë lëshime gjatë procesit të inkuadrimit. Reformat duhet të zbatohen”, theksoi shefi i diplomacisë gjermane në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button