Është ngritur kallëzim penal kundër ish-ministrit, Janakieski

Policia e Prilepit ka ngritur kallëzim penal kundër ish-ministrit për Transport dhe Lidhje të Maqedonisë, Mile Janakieski për keqpërdorim të pozitës zyrtare, njofton Portalb.mk.

Janakieski është i dyshuar se gjatë periudhës kohore 2007-2010, në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në ligjin për shitje të ndërtesave publike, si person i autorizuar i Qeverisë duke nënshkruar marrëveshje për shitblerje të ndërtesave.

Me shitjen e ndërtesave, sipas kumtesës buxheti i Maqedonisë është dëmtuar për 2.595.976 denarë, rreth 42 mijë euro.

Përndryshe, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Lile Janakieski është i dyshuar edhe në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button