Stoltenberg: Me rëndësi është që në tërësi të zbatohen sanksionet kundër Koresë së Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi sot se të gjitha shtetet duhet t’i respektojnë sanksionet ndaj Koresë së Veriut, në momente kur bashkësia ndërkombëtare tenton ta përforcojë presionin mbi regjimin në Phenian, pas provës së paradokohshme bërthamore.

Në pyetjen nëse është i shqetësuar për shkak të mosmarrëveshjes të Rusisë për vendosjen e sanksioneve nga ana e Këshillit të Sigurimit të KB-së ndaj Phenianit, Stoltenberg tha se veçmë ekzistojnë sanksione të kontraktuara në Organizatën Botërore.

“Me rëndësi të madhe është që këto sanksione të jenë në tërësi të zbatuara”, tha Stoltenberg para mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes në Talin, ku do të debatohet për masat e ardhshme të cilat do të ndërmerren kundër Koresë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button