Është ndërtuar “Ura e Demokracisë” në Gostivar

Në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2013, Nevzat Bejta, kryetarë i Komunës së Gostivarit, në programin e tij parazgjedhor “Bashkë Ndërtojmë”në pjesën “Infrastrukturë moderne dhe mjedis i pastër”premtoi realizimin e projektit “Urë mbi lumin Vardar”. Qëllimi ishte hapja e një rruge përmes së cilës do të mundësohej ndërtimi i një ure që do të lidhte dy pika të rëndësishme të qytetit, rrugën ‘JNA’ me rrugën “Zhivko Brajkovski” në anën tjetër të lumit, respektivisht lagjen Dutllëk. Edhe pse me vonës prej afro 3 vitesh, ndërtimi i urës është premtim i realizuar i kryetarit Bejta, njofton Portalb.mk.

Më 15 qershor 2013, Nevzat Bejta, me pëlqim nga Komuna e Gostivarit përuroi fillimin e realizimit të projektit që sipas tij, do të duhej të realizohej para përfundimit të mandatit të tij si kryetarë i Komunës së Gostivarit.

 Unë si kryetar erdha vet dhe kontaktova me banorët e kësaj lagjeje. Ata u pajtuan të gjithë të hapet rruga sepse e njëjta shkon në interesin e tyre. 

Dy muaj më pas, më 14 shtator 2013, përfundoi faza e parë e realizimit të këtij projekti. Asokohe, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, tha:

 I falënderoj banorët e lagjes që vullnetarisht lëshuan pronat e tyre që të hapet rruga, dhe ne ashtu siç premtuam edhe pse puna në terren na doli ndryshe. Kanalizimi nuk ka qenë i rregulluar ashtu si duhet dhe ne i ndërruam edhe gypat e kanalizimit edhe me çka hapëm rrugën, bëmë trotuaret dhe asfaltimin e rrugës.

Me ndërtimin e kësaj rruge, pritej të filloj faza e dyte dhe përfundimtare e projektit, e cila duhej të përfundoj në vitin 2014.

Ndërtimi i urës nuk përfundoi në vitin 2014, premtimet rifilluan përsëri dy vite më vonë (26.03.2016), në atë periudhë kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, deklaroi se projekti për të cilin ishte shpallur tenderi pritej të lëshohej në përdorim brenda disa muajve. Me 23 maj të vitit 2016 nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Implementim Projektesh në Komunën e Gostivarit, Pajtim Saiti, deklaroi se ndërtimi i urës në fjalë është projekt prioritar dhe po punohet në realizimin e këtij projekti.

Në 25 maj të vitit 2016 u vendos gurë-themeli për ndërtimin e urës së re mbi lumin Vardar, e pagëzuar si “Ura e Demokracisë”. Në atë kohë, Bejta njoftoi se fondet për ndërtimin e urës arrin vlerën prej 23.600.000 denarë, ndërsa u siguruan në formë kredie nga Fondi për Zhvillim Infrastrukturorë të Komunave, nëpërmjet një Banke komerciale të akredituar nga ana e këtij institucioni, dhe sipas dinamikës së zhvilluar ura pritej të ndërtohet brenda gjashtë muajsh.

Përfundimisht, me 13 mars 2017, mediumet informuan se është lëshuar në përdorim ura me katër korsi në Gostivar. Gjatë përurimit, Kryetar Bejta tha që ky projekt ishte premtim elektoral në zgjedhjet e vitit 2013, dhe se ndjehet i lumtur që u arrit që ky premtim të bëhet realitet.

Në zgjedhjet e vitit 2013 motoja ime ishte “Unë e dua Gostivarin”. Unë vazhdoj ta dua Gostivarin dhe besoj që me mbështetjen tuaj do të vazhdojmë të punojmë që Gostivarit tu ngjan qyteteve perëndimore.

Sipas informacioneve nga komuna, ndërtimi i urës si dhe ndërtimi i rrugës së re bashkë me sistemin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, ndriçimit publik dhe trotuareve, kapin vlerën e përgjithshme të investimit prej mbi 1 milion euro. Ura e Demokracisë është e gjatë 42 metra, ndërsa e gjerë 20 metra. Janë ndërtuar katër korsi për vetura nga 3 metra të gjera, 2 korsi shtesë për biçikleta me gjerësi nga 1.5 metra, si dhe dy trotuare për këmbësoret me gjerësi nga 2 metra në të dyja anët e rrugës.

Duke pasur parasysh kontrollin e informacioneve të lartpërmendura, projektin për “Ndërtimin e urës në Gostivar”, edhe pse me vonesë prej afro tre viteve, e vlerësojmë si premtim  realizuar  kryetarit të Komunës së Gostivarit Bejta.

Vërejtje: Këtë që e lexoni është verifikimi i dytë i këtij premtimi. “Vërtetmatësi” tashmë e ka vlerësuar këtë premtimi pothujase para një viti në teksitn “Nuk është ndërtuar ura në Gostivar”, me ç’rast atëherë vlerësimi i premtimit ka qenë i parealizuar. 

BURIMI: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button