Deri tani të paktën shtatë viktima nga uragani “Irma”

Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën pasi uragani “Irma” i goditi Karaibet, duke lënë pas vetes kaos dhe shkaktoi dëm të madh material.

“Uragani ‘Irma’ e shkatërroi ishullin qipriot Barbuda dhe shkaktoi dëm, i cili tani për tani vlerësohet në rreth 150 milionë dollarë ose 10 për qind nga bruto prodhimi vendor në vend”, deklaroi kryeministri i Angitvas dhe Babrbudas, Gaston Braun.

Në hovin e uraganit, në Barbuda e ka humbur jetën një person.

“Nga vështrimet e mia personale, të bëra gjatë një fluturimi gjatë katastrofës, mund t’ju siguroj se 90 për qind e ndërtesave dhe pronave në ishull janë dëmtuar në njëfarë forme, disa janë shkatërruar tërësisht, ndërsa ishulli praktikisht është i papërshtatshëm për jetë. Për ripërtëritjen e tij do të jenë të nevojshme vite”, deklaroi Braun.

Në ishull ka vetëm rreth 1.500 persona, por ai është “porti turistik” deri te vendpushimet dhe plazhet më të gjalla dhe më të pastra.

Autoritetet informojnë se ishulli Sent Martin pothuajse tërësisht është shkatërruar, ku e kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona, Në këtë ishull në ndërprerje është furnizimi me energji elektrike, ndërsa në ishullin francez Sent Bartis, sistemet e komunikimit janë në defekt. Në pjesën franceze të Sent Martin jetojnë rreth 40.000 persona, pothuajse i njëjti numër edhe në anën holandeze të ishullit.

Ministri holandez i Punëve të Brendshme Ronald Plasterk deklaroi se dëmi i shkaktuar nga uragani në këtë ishull është “i madh”, por nuk dihet në çfarë vëllimi për shkak të ndërprerjes së komunikimeve.

“irma”, e cila ka arritur kategorinë e pestë, kaloi në veri të territorit amerikan. Portoriko, ku mbi gjysma e popullatës tre milionëshe është pa rrymë. Uragani solli reshje të rrëmbyshme, të përcjella me erë të fuqishme. Autoritetet paralajmëruan se nuk do të ketë rrymë disa ditë.

Presidenti amerikan Donald Tramp shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Florida, Portoriko dhe Ishujt e Virgjëra, ku pritet të kalojë uragani shkatërrues.

Qendra kombëtare për uraganë kumtoi se janë rritur gjasat që Florida drejtpërdrejtë të goditet nga “Irma” gjatë fundjavës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button