Plani 3-6-9, a do të kemi zgjedhje lokale siç kërkoi BE-ja?

Krahas deklaratës që u publikua nga Qeveria e Maqedonisë për zgjedhje fer dhe demokratike siç bënë të ditur për Portalb.mk nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Qeveria e Maqedonisë janë realizuar edhe masat që u parapanë në Planin 3-6-9 për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Arijeta Xhemaili masat tjera që parashihen në këtë Plan do të realizohen pas zgjedhjeve ashtu siç parashohin parametrat kohor të tij.

“Të gjitha kushtet që janë paraparë me Planin 3-6-9 për zgjedhjet lokale në Maqedoni janë realizuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Ka disa masa që parashihet për afat më të gjatë kohor dhe ato do të realizohen muajve në vijim. Sa i përket azhurnimit të listës zgjedhore ajo duhet të bëhet nga qendra e regjistrit amë. Meqë procedura e kontrollimit të listës zgjedhore është në vijim nuk janë evidentuar parregullsi apo lëshime në të. Ka pasur vetëm katër raste të cilat nuk kanë qenë pjesë e listët dhe atë sepse janë në procedurë të nxjerrjes së dokumenteve të reja. Ne nuk kemi vlerësuar deri më sot parregullsi në listën zgjedhore”, tha Xhemaili.

KSHZ
KSHZ

Ndërkaq zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski vlerësoi se në Planin 3-6-9 janë paraparë edhe grup i dytë i masave të cilat parashihen të realizohen deri në dhjetor ose para mbajtjes së Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Masat e propozuara të grupit të parë që përfshihen në këtë plan duhet të realizohen deri në zgjedhje lokale. Masat tjera të cilat do të përpunohen në mënyrë më të detajuar nga ana e institucioneve kompetente do të hyjnë në grupën e dyte dhe të tretë të masave të cilat duhet të realizohen deri në nëntor-dhjetor ose para mbajtjes së Këshillit të Bashkimit Evropian si dhe ata që do të duhen të realizohen deri në mars të vitit të ardhshëm ose deri te publikimi i raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian për Maqedonin”, tha për Portalb.mk, Boshnjakovski.

Përndryshe, në Planin 3-6-9 është paraparë: ekipimi i departamentit të KSHZ për raport që të mund të jepen mendime të shpejta pas ankesave të dorëzuara, ekipimi për lisën zgjedhore dhe IZ sektorit për efikasitet të KSHZ-së, KSHZ të përgatis raport për ankesat e dorëzuara gjatë procesit zgjedhor dhe ndalim për keqpërdorim të resurseve shtetërore.

Ndërkaq, të hënën Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Deklaratën për zgjedhje të lira dhe korrekte, si vlerë themelore e cila del prej nenit 22 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, sipas së cilës, çdo qytetar i moshës madhore ka të drejtë për të votuar e drejtë e cila është e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejt, e cila realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë.

Ndryshe, duke filluar nga e hëna deri më 9 shtator qytetarët në aplikacionin elektronik të Listës zgjedhore, përveç të dhënave për vendvotim ku do të votojnë mund ta kontrollojnë edhe qasjen e vendvotimit, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button