fbpx

Drenoc, banorët kundërshtojnë iniciativën e Komunës

Dhjetëra banorë të lagjes Drenoc të Tetovës janë përplasur me inspektorët e komunës, të cilët bashkë me ekipet punuese kanë filluar hapjen e një rruge plotësuese që lidh këtë lagje me qytetin, njofton Alsat-m. Banorët thonë se komuna tenton të ndërtojë në prona private diçka që është e panevojshme.

“Kjo është bë për neve, ne privatisht i kemi paguajt pllakat ujin kanalizimin, ata e kanë rrugën ka tullana po kanë ardhë këndej. Këtu mos vinë të ndërtojnë asgjë këtu s’ka çka punon se janë prona tonat private”, tha një banor.

Nga komuna e Tetovës thonë se rruga hapet për të mirën e banorëve, ndërsa për pronat private, paralajmëruan bisedime për eksproprijimin e të njëjtave.

“Aty bëhet hapje e një rruge në interes të qytetarëve dhe natyrisht në këto raste paraqiten edhe qytetarë që nuk janë të kënaqur por gjitha këto konteste do zgjidhen në bazë të procedurave ligjore”, u shpreh Hysen Demiri, shef i sektorit për komunikacion dhe tokë ndërtimore.

Banorët thonë se me anë të protestave do të pengojnë autoritetet lokale që të ndërtojnë këtë rrugë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close