Platforma për barazi gjinore kërkon listë të balancuar të kandidatëve

Platforma për barazi gjinore përmes një letre të hapur dërguar partive politike u bën thirrje dorëzuesve të listave të kandidatëve që për zgjedhjet vendore të angazhohen për balancimin gjinor në listat e kandidatëve, transmeton MIA.

“Vetëm nëse mundësohet përfshirje e barabartë midis kandidatëve atëherë mund të pritet që hendeku gjinor në numrin e kryetarëve dhe kryetareve të zgjedhur të komunave  të zvogëlohet, ndërsa me të edhe në përfaqësim”, theksohet në letrën nga Platforma ku janë të anëtarësuar 22 organizata joqeveritare.

Anëtaret e Platformës kërkojnë nga partitë politike balancim gjinor në listat e kandidatëve në zgjedhjet lokale dhe në të gjitha zgjedhjet e ardhshme, si parakusht kyç për përfshirjen më të madhe të grave në funksionet politike, ndërsa me atë edhe në përfshirjen e barabartë të interesave të të gjithë qytetarëve në vend.

“Duke i marrë parasysh përcaktimet e ndryshme programore të partive politike të ekspozuara në zgjedhjet e fundit parlamentare,  balancim gjinor veçanërisht presim nga partitë politike të cilat në mënyrë deklarative u angazhuan për avancimin  e barazisë gjinore në Republikën e Maqedonisë dhe shumë herë në opinion e kanë potencuar dhe e potencojnë përkushtimin dhe përpjekjen ndaj përmirësimit sistemor të gjendjes me pabarazinë gjinore në të gjitha segmentet në jetën shoqërore”, theksohet në letër.

Anëtaret e Platformës theksojnë se barazia gjinore është e drejtë fundamentale, por përfaqësimi i pabarabartë është realitet i cili përsëritet në Maqedoni. Theksojnë se në vitin 1996 dhe 2009 asnjë grua nuk është zgjedhur kryetare e komunës, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2013 janë zgjedhur 19 herë më shumë kryetarë sesa kryetare të komunave (janë zgjedhur 76 burra kundrejt katër grave).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button