Amazon do të punësojë 2.500 persona

Gjigandi amerikan i tregëtisë online Amazon ka njoftuar se do të punësojë më shumë se 2.500 persona në Nju Jork, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Amazon njoftohet se kompania në qendrën e shpërndarjes dhe të shërbimit ndaj klientëve e cila planifikohet të hapet në rajonin Staten Island të Nju Jorkut do të ofrojë punësim për 2.500 persona.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se qendra e cila do të ofrojë shërbim në rajonin metropolitan të Nju Jorkut ku jetojnë 8.5 milionë njerëz dhe i cili pranohet si qendra financiare e SHBA-së, do të ndërtohet në një hapësirë prej 80 mijë metër katrorë dhe se ajo do të pajiset me pajisje robotike të nivelit të lartë teknologjik.

Gjithashtu në deklaratë është përfshirë edhe deklarata e zv.kryetarit të Amazon për marrëdhëniet me klientët, Sanjah Shah, i cili ka tërhequr vëmendjen se është e rëndësishme qendra e shpërndarjes që kompania do të ndërtojë për herë të parë në një qendër të rëndësishme si Nju Jorku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button