Ekstradimi i “Ballistit”, Meta thërret ambasadoren kroate

Një ditë pasi Gjykata e Lartë kroate i hapi rrugën ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim ambasadoren kroate në Shqipëri, Sanja Bujas Juraga. Mësohet se kreu i shtetit i ka shprehur shqetësimin për rrezikimin e jetës së Morinës në rast ekstradimi, dhe mosgarantimin e një procesi të drejtë, transmeton Top Channel. 

Ndërkohë, nga Beogradi, ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç i quan spekulime deklaratat se për Morinën nuk do të bëhet një gjyq i paanshëm. Ajo deklaron se gjykatat serbe do t’i garantojnë një gjykim të drejtë Ismail Morinës.

“Sa i përket çështjes, duhet të presim vendimin e Ministrisë së Drejtësisë kroate, por besoj se Morina do të ekstradohet, në mënyrë që të fillojnë procedurat në Gjykatën e Lartë në Beograd”, tha Nela Kuburoviç, ministre e Drejtësisë në Serbi.

Morina ndodhet në Dubrovnik që prej 31 korrikut, ku edhe ka bërë kërkesë për azil. Krerët më të lartë të shtetit janë angazhuar në lëvizje diplomatike për lirimin e tij. Ndërsa protestat për Morinën janë të pranishme në çdo ndeshje të luajtur nga Shqipëria dhe Kosova, që prej arrestimit të tij. Tifozeria dardane në Zagreb kërkoi lirimin e Morinës, ndërsa kuqezinjtë në Strumicë thirrën në kor emrin e Ballist Morines në ndeshjen me Maqedoninë, të martën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button