Carovska: Do të vazhdojmë me rritjen e pensioneve në pajtim me rritjen e pagave dhe shpenzimeve për jetesë

Sistemi pensional është stabil, ndërsa për të janë siguruar mjete financiare nga Buxheti i RM-së. Pensionet do të vijojnë sipas rregullit pa pasur ndonjë ngecje, informoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp në të cilën dha llogari për punën e bërë në resor në njëqind ditët e para nga formimi i Qeverisë.

“Janë siguruar edhe mjete plotësuese që të mundet pensionisti mesatar me harmonizimin e pensioneve në vit të marrë rreth 2.000 denarë. Ne do të vazhdojmë me këtë përqindje të rritjes së pensioneve në pajtim me rritjen e pagave dhe rritjen e shpenzimeve për jetesë që është e drejtë dhe është në pajtim me ligjin, kështu që nuk kemi kurrfarë problemi”, theksoi Carovska.

Sqaroi se Këshilli i vendosur për reforma pensionale, i cili është qeveritar, i mbështetur nga Banka Botërore, sipas saj, është i rëndësishëm që të kemi sistem pensional stabil dhe të qëndrueshëm. Ministrja tha se janë duke punuar në krijimin e qëndrueshmërisë, si dhe se masat e njëjta do të sillen në Këshill me ekspertizën e Bankës Botërore dhe do të prezentohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button