Vitin e ardhshëm regjistër elektronik qendror për qytetarët

Gjatë vitit të ardhshëm Maqedonia do të ketë regjistër elektronik qendror funksional të tërësishëm për qytetarët, me mbështetje të BE-së, informoi sot ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Damjan Mançevski.

Regjistri, sipas Mançevskit, përfundimisht do t’i zgjidhë problemet me bazat e të dhënave të qytetarëve në institucione të ndryshme. Më tepër nuk duhet të kemi probleme në Listën Zgjedhore, me letërnjoftimet, kartelat elektronike dhe një sërë dokumentesh dhe të dhëna të tjera”, theksoi ministri Mançevski.

Si pjesë e projektit të promovuar sot “Përforcim të mëtejshëm të organizatave dhe kapaciteteve institucionale për procesin për integrim në BE GoDigital  – Ndihmë për reforma në administratën publike dhe përforcim të kapaciteteve të MSHIA, që vitin e ardhshëm të vendoset edhe tërësisht portal i ri për e-shërbime.

Me të, potencoi Mançevski, në mënyrë të konsiderueshme do të rritet numri i dokumenteve dhe shërbimeve të cilat do t’i marrin qytetarët përmes rrugës elektronike. Kjo do të sigurojë kursim dhe kohë dhe para. Do të tentojmë tashmë gjatë këtij viti së bashku me ekipin projektues të përshpejtojmë një pjesë nga zbatimi i projektit me mjete buxhetore, paralajmëroi Maçevski, duke bërë me dije se projekti ka rol kyç për modernizimin e administratës dhe për afrimin e saj deri te qytetarët.

Ambasadori evropian Samuel Zhbogar informoi se për projektin janë ndarë 1,5 milionë euro. Ai porositi se reforma në administratën publike është pjesë thelbësore nga procesi i integrimit në BE dhe se administrata publike është njëra ndër tri bazat e konfirmuara në strategji për zgjerimin e BE-së.

“Me këtë duhet të përgatitet sektori publik i vendeve kandidate për zbatim efektiv dhe efikas dhe zbatim të rregullativës së BE-së dhe për sfidat e anëtarësimit”, tha Zhbogar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button