Arrestohen në Qafthanë për mbajte të narkotikëve dy shtetas të Maqedonisë

Policia Kufitare e Qafë Thanës ka sekuestruar 81 gram lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa  dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas të Maqedonisë për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkepunim”.

Siç transmeton ATSH-ja, janë arrestuar në flagrancë D. J.,29 vjeçe dhe Zh. S.,39 vjeç, të dy banues në Shkup.

Dje këta shtetas janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Peugeot” me targa SK 3180 AD.

Shërbimet e Policisë shqiptare, në vijën e dytë, kanë ushtruar kontroll më të detajuar ndaj mjetit me të cilin këta të fundit udhëtonin, si edhe kanë ushtruar edhe kontroll fizik të tyre, ku konkretisht shtetases D. J, iu gjet në trup e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 81 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button