fbpx

Kërkohet detyrim ligjor në Maqedoni për prindërim pas divorcit

Prindërit nga çiftet e divorcuara, pjesa dërmuese nëna, kërkojnë nga shteti të bëjë ndryshimet në ligjin për familjen me të cilin të dy prindërit, do ta kenë detyrim ligjor përkujdesin ndaj fëmijëve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Nisma qytetare “Prindërim i përbashkët dhe i përgjegjshëm pas divorcit”, nisma qytetare “Të drejta të barabarta për personat me aftësi të kufizuar: 5 në 12” dhe ambasada e parë në botë për fëmijë, Megjashi, në një konferencë për mediat shpalosën nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim përmes të cilit do të angazhohen për kërkesat e tyre, për të cilat thonë se tashmë janë konfirmuar si të drejta nga ekspertët në Maqedoni, por sipas tyre duhet të gjejnë zbatim në praktikë.

Naum Ribarski përfaqësues i nismës qytetare “Prindërim i përbashkët dhe i përgjegjshëm pas divorcit”, tha se injorimi i kërkesës për prindërim të përbashkët, më shumë dëmton fëmijët të cilët shndërrohen “në vegël për larje hesapesh mes prindërve pas divorcit.”

“Nga kërkesat tona do të përfitojnë të gjitha familjet, por në veçanti familjet në të cilat ka fëmijë me zhvillim atipik. Kërkojmë që pas divorcit, të dy prindërit të mbajnë të drejtën për kujdesin ndaj fëmijës, por në rastet kur njëri prind refuzon, shteti ta detyroj atë në pjesën e përgjegjësive”, tha Ribarski.

Suzana Stojanovska, nënë kujdestare e fëmijës me nevoja të veçanta, anëtare në “Të drejta të barabarta për personat me aftësi të kufizuar: 5 në 12”, tha se në Maqedoni në rreth 90 për qind të rasteve, fëmijët nga çiftet e divorcuara jetojnë me nënat e tyre, që nuk do të thotë se me këtë përfundojnë detyrimet e babait.

“Nuk mund ta detyrojmë prindin ta dojë fëmijën e tij, por mund ta obligojmë të ketë detyrime financiare ndaj tij. Në ligjin për familje nuk janë të përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta as prindërit, prandaj kërkoj ndryshime në ligj dhe përfshirjen e këtyre kategorive në të”, tha Stojanovska.

Dragi Zmijanac nga ambasada Megjashi, tha se institucioni i tij përkrah nismat e lërtpërmendura, meqë sipas tij, mundësojnë që fëmija të ketë dy prindër funksional të cilët kanë vendosur të divorcohen.

Ai tha se nga propozimet në adresë të shtetit është edhe përkrahja financiare për fëmijët nga çiftet e divorcuara, nëse prindërit nuk janë në situatë të mbulojnë shpenzimet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close