Izraeli vazhdon paraburgimin e Sheikut Salah, simbolit të rezistencës palestineze

Izraeli ka vazhduar paraburgimin e udhëheqësit të Lëvizjes Islamike, Sheikh Raeda Salah, të cilin e akuzon për anëtarësimin në organizatë të paligjshme dhe nxitje të dhunës, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i Salah Khaled Zbarga për AA ka thënë se ai sot është nxjerrë para gjyqtarit të gjykatës izraelite në Haifa ku u vendos për qëndrimin e tij në paraburgim deri në fund të gjyqit për pretendimet se ka nxitur dhunë gjatë fjalimit të tij muajin e kaluar në varrimin e tre palestinezëve të cilët gjatë trazirave në Al Aksa vranë dy policë izraelitë.

“Kjo do të thotë se Sheiku Salah do të mbetet në paraburgim për disa muaj”, tha avokati i Zbarg dhe paralajmëroi se do të apelojë vendimin.

Duke vënë në dukje se bëhet fjalë për një trajtim të padrejtë, Zbarga tha se edhe vazhdimi i paraburgimit është provë se Shejh Salah është gjykuar për bindjet e tij dhe përkatësinë fetare.

Sheiku Salah u arrestua në mes të muajit të kaluar kur ushtria izraelite bastisi shtëpinë e tij në qytetin Umm al-Fahm.

Ai është një nga simbolet e rezistencës palestineze ndaj okupimit izraelit dhe udhëheqësit të degës së lëvizjes islamike palestineze në Izrael.

Sot në Gaza janë mbajtur protesta masive në të cilat palestinezët kanë dënuar vendimin e gjykatës izraelite dhe dërguan mesazh në mbështetje të Sheikut Salah.

Demonstruesit gjithashtu i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i japë fund vëzhgimit të heshtur dhe të angazhohet për të ndihmuar në parandalimin e shkeljeve izraelite ndaj palestinezëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button