E mohuan për 4 vite me radhë se janë në një lidhje, çifti më në fund e konfirmon

Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë bashkë dhe tashmë nuk ka më asnjë dyshim.

Pavarësisht se e kanë mohuar se janë në një lidhje, edhe në rastet kur janë fotografuar bashkë nga paparacët, fotot e fundit ku çifti shfaqet dorë për dore buzë detit e konfirmojnë më së miri atë që është përfolur që pas divocit të Holmes me Tom Cruise, shkruan Class.

Çfiti nuk e ka fshehur për asnjë moment lumturinë, të qeshur, duke luajtur me dallgët e detit dhe të kombinuar shumë bukur me njëri- tjetrin.

Për vite me rradhë ato e kanë mohuar se ishin bashkë.

38- vjeçarja ka zgjedhur që të heshtë për lajmet e shumta për të, ndërsa Jamie 49- vjeç i ka konsideruar publikisht si lajme të rreme duke këmbëngulur se ai dhe aktorja ishin vetëm miq.

Mendohet se ata janë në një lidhje që në gusht të 2013, një vit pasi Katie divorcoi yllin e Hollywoodit Tom Cruise pas 6 viteve martesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button