Eco Guerilla përshëndet nismën edhe për Manastirin më të pastër

Eco Guerilla e përshëndet marrëveshjen e arritur midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Sh.A.“Elem” dhe lëvizjes qytetare “Za nas se raboti” për të përshpejtuar zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur në qytetin e Manastirit.

“Vlerësojmë se duhet të punohet me intensitet për tju siguruar qytetarëve të Manastirit ajër më të pastër. Tetova ka vuajtur bashkë me Manastirin dhe qytetet tjera ndotjen enorme të ajrit, me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe ambientit.
Urojmë që sa më shpejtë të vendoset sistemi i filtrimit në REK “Bitola” të Manastirit, aq më shpejtë qytetarët e atij rajoni do frymojnë lirshëm. Më tej, e inkurajojmë Qeverinë e RM-së që të marrë masat preventive për uljen e ndotjes në nivel vendi me afrimin e muajve të dimrit, ku ndotja e ajrit rritet dukshëm në krahasim me muajt tjerë të vitit.” kumtojnë nga Eco Guerilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button