Vjedhje në një pompë të benzinës

Në pompën e benzinës në autostradën Veles-Shkup te fshati Rzhaniçino, mbrëmë rreth orës 04:30, nga ana e dy personave të armatosur është kryer vjedhje ndaj të punësuarës ku kanë marrë një shumë parash ende të pakonfirmuar, pas çka e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Siç kumtoi MPB-ja nga ana e nëpunësve policorë pas masave të ndërmarra në mbikalimin te Jurumleri është penguar një automjet në të cilin ishin tre persona, midis të cilëve ishin edhe dy të cilët i përgjigjeshin përshkrimit që ishte dhënë nga ana e të dëmtuarës. Personat për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për veprën e bërë penale “vjedhje” janë privuar nga liria në SP Gazi Babë për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button