OJQ-të me sy kritik do ta ndjekin realizimin e Planit 3-6-9

“Realizimi i Planit 3-6-9 do ta kthen Maqedoninë në binarët evropian prandaj edhe është rëndësishme se si dhe në çfarë shpejtësie do të realizohet ai”, arsye kjo se pse Instituti për Demokraci “Societas Civilis” (IDSC) filloi projektin mbikqyrës të këtij plani “Perform on Reform”, vlerësoi sot koordinatori i projektit Zoran Naçev, njofton Portalb.mk.

Sipas pjesëtarit të IDSC-së, Zoran Neçev nëpërmjet këtij projekti do të propozohen edhe masa alternative.

“Rekomandimet se si mund të përmirësohet realizimi i masave të caktuara si dhe të propozohen masa alternative për arritje të qëllimeve të synuara në Planin 3-6-9 dhe në Raportin e Pribe-së”, tha Neçev.

Meqë projekti në fjalë do të realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenuer për Maqedoni, drejtori i këtij fondacioni vlerësoi se qëllimi i këtij projekti është që të plotësohen kriteret për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian i Maqedonisë varet nga realizimi i këtij plani dhe për këtë është e rëndësisë parësore që të mobilizohet tërë kapaciteti i këtij shteti pavarësisht përkatësisë profesionale dhe institucionale që të kontribuojnë që të nxirret më e mira nga ky plan dhe të kemi realizim të reformave në mënyrë të duhur”, tha Rei.

Në ngjarje i pranishëm ishte edhe udhëheqësi i Sekretariatit për Çështje Evropiane i cili është përpilues i Planit 3-6-9, Bujar Osmani, i cili vlerësoi se realizimi i këtij plani dhe përfshirja e OJQ-ve në këtë proces ka për qëllim krijimin e një shoqërie evropiane në Maqedoni.

“Ai është proces, duhet të jetë pozitiv dhe në vendoset në pozitë mbipartiake, mbietnike dhe duhet të jetë inkluziv në shoqëri. Ai është projekt i tërë shtetit, shoqërisë, organizatave joqeveritare, institucioneve akademike, arsimtarëve, deputetëve dhe jo vetëm i Qeverisë së Maqedonisë. Qëllimi është të bëjmë një shoqëri evropiane”, tha Osmani.

Përndryshe, projekti mbikëqyrës i Planit 3-6-9 mban emrin “Perform on Reform” i cili është bashkëpunim i Institutit për Demokraci “Societas Civilis” dhe Fondacionit Konrad Adenuer, në kuadër të së cilit bashkëpunim planifikohet të realizohet metodologji për atë se si realizohet Plani 3-6-9. Projekti do të zgjas 11 muaj dhe financohet nga Fondacionit Konrad Adenuer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button