Panucci: Na vunë në vështirësi, por mund të fitonim

Pas barazimit në Maqedoni, trajneri Panucci analizoi paraqitjen e Shqipërisë dhe u shpreh se në fushë mund të ndodhte gjithçka dhe mund të fitonim ashtu si edhe mund të humbnim ndeshjen.

“Mund të kishim shkuar 2-0 me Sadikun, i cili luajti shumë mirë, por më pas pësuam me penallti dhe mund të kishim humbur edhe ndeshjen”, tha Panucci, njofton TCH.

Në lidhje me modulin e përdorur në pjesën e parë, me Hykën në mbështetje të Sadikut, Panucci tha: “Preferova Hykën për t’i dhënë më shuëm mbështetje Sadikut, por mund të luajmë në disa mënyra dhe kjo do të përcaktohet edhe në varësi të kundërshtarit”.

Në fund Panucci theksoi se, ashtu si me Lihtenshtejnin, edhe sot ekipi vuajti shumë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u shfaq më i përqëndruar dhe luajti më shumë futboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button