Alioski: Shqipëria luan me frikë, nuk është si në europian

Një vit më herët na shënoi golin e vetëm të Maqedonisë, në ndeshjen e “Loro Boriçit”, ndërsa sot tentoi disa herë, por Ezgjan Alioski nuk arriti të gjejë rrjetën e portës shqiptare.

“Është e vështirë për mua që të luaj kundër Shqipërisë, por ne jemi sportista dhe nuk ndjekim politikën. Kam shumë shokë që luajnë te kombëtarja e Shqipërisë dhe është gjithmonë kënaqësi të luash përballë tyre”, tha Alioski.

I pyetur nëse barazimi i sotëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ishte rezultati më i drejtë, Alioski tha: “Mendoj se duhej të kishim fituar ne, sepse patëm disa raste të mira për të shënuar, madje dy-tre raste i pata edhe unë personalisht, por përfudnoi barazim dhe jemi të gjithë të kënaqur”.

Ezgjan Alioski komentoi edhe paraqitjen e kombëtares shqiptare, duke thënë se kuqezinjtë nuk janë duke u shfaqur në maksimumin e tyre, njofton TCH.

“Shqipëria sot luajti dobët, por unë i kam ndjekur edhe në Europian dhe e di se ata janë shumë më të fortë sesa kaq. Pres që të rikthehen, të japin maksimumin, sepse i njoh mirë dhe e di që Shqipëria mund të luajë shumë më mirë se kaq dhe të arrijë rezultate”, tha Alioski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button